Openings

Pozicioni: Koordinator(e) Trajnimeve

Ne jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar dhe me përvojë për të mbushur rolin e Koordinatorit të Trajnimeve dhe Menaxherit të Projekteve. Ky pozicion do të jetë përgjegjës për zhvillimin, koordinimin dhe menaxhimin e programeve të trajnimeve, si dhe për drejtimin e projekteve që lidhen me zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e performancës brenda dhe jashtë organizatës. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe menaxheriale, si dhe një aftësi të fuqishme për të negociuar dhe promovuar mundësitë për zgjerimin e trajnimeve dhe projekteve. Po ashtu, ky individ duhet të sigurojë dhe mbikëqyrë që të gjitha proceset, veprimet dhe zhvillimet e trajnimeve të implementohen në përputhje me standardet dhe cilësinë më të lartë.

Përgjegjësitë Kryesore:

Koordinimi i Trajnimeve:

  • Zhvillimi, implementimi dhe përmirësimi i programeve të trajnimeve (në vend, online, ose hibrid) në përputhje me objektivat strategjike të organizatës.
  • Menaxhimi i procesit të regjistrimit të pjesëmarrësve dhe koordinimi me instruktorët për sigurimin e burimeve dhe materialeve të nevojshme.
  • Përdorimi i Sistemit të Menaxhimit të Mësimit (LMS) për administrimin e materialeve, gjurmimin e përparimit dhe siguruar qasje të lehtë për pjesëmarrësit.
  • Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të trajnimeve përmes feedback-ut nga pjesëmarrësit, analiza të të dhënave dhe raporte të përgatitura.

 

Menaxhimi i Projekteve dhe Aktiviteteve:

  • Planifikimi dhe ekzekutimi i projekteve që lidhen me trajnime dhe zhvillimin e kapaciteteve brenda organizatës.
  • Koordinimi me departamentet e brendshme dhe partnerët e jashtëm për të siguruar përmbushjen e objektivave të projektit, brenda afateve dhe buxhetit të caktuar.
  • Përgatitja e raporteve të progresit dhe identifikimi i mundësive për përmirësime të mëtejshme.
  • Negocimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientë dhe partnerë për të siguruar cilësinë e trajnimeve dhe përmbushjen e nevojave të tyre.

 

Shitje dhe Negociata:

  • Promovimi dhe ofrimi i mundësive të trajnimeve për të tërhequr pjesëmarrës dhe klientë të rinj.
  • Negocimi i marrëveshjeve me klientët dhe partnerët për të maksimizuar vlerën e shërbimeve dhe trajnimeve.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me partnerët dhe institucionet për rritjen e mundësive të trajnimit dhe zgjerimin e shërbimeve.

 

Komunikimi dhe Raportimi:

  • Komunikimi efektiv me të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë punonjësit, instruktorët dhe partnerët.
  • Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin e lartë mbi rezultatet e trajnimeve dhe kthimin e investimit (ROI) të projekteve.

 

Sigurimi i Standardeve të Larta të Cilësisë:

  • Sigurimi dhe mbikëqyrja që të gjitha proceset dhe veprimet e trajnimit të implementohen në përputhje me standardet më të larta të cilësisë dhe efikasitetit.
  • Monitorimi i vazhdueshëm i procesit të zhvillimit dhe implementimit të trajnimeve për të siguruar që ato përmbushin kërkesat dhe objektivat e caktuara nga organizata.
  •  

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Arsimi: Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike IT, Menaxhim arsimor, Zhvillim Biznesi në fushën e edukimit, ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja: Minimum 3 vjet përvojë në koordinimin e trajnimeve në fushën IT ose Siguri Kibernetike, menaxhimin e projekteve.

 

Njohuri teknike:

  • Njohuri të thella në përdorimin e Sistemeve të Menaxhimit të Mësimit (LMS) dhe platforma të tjera të ngjashme.
  • Aftësi për të përdorur mjete analitike për të monitoruar dhe vlerësuar trajnime dhe rezultate.

 

Aftësi të Buta (Soft Skills):

  • Aftësi shitëse dhe bindëse – mundësia për të promovuar dhe zhvilluar marrëdhënie me klientët dhe partnerët.
  • Negocim i shkëlqyer – për të arritur marrëveshje fitimprurëse dhe për të menaxhuar mundësi biznesi.
  • Komunikim efektiv dhe shkëlqyer në shqip dhe anglisht (të folur dhe të shkruar).
  • Kreativitet në zhvillimin e trajnimeve dhe zgjidhjen e problemeve.

 

Aftësi të Dëshirueshme:

  • Përvojë në punë me ekipe të ndërlikuara dhe projekte me shumë palë.
  • Njohuri në mjete të tjera të menaxhimit të projekteve (p.sh., MS Project, Trello, Asana).
  • Aftësi analitike dhe të menduarit kritik për të vlerësuar dhe përmirësuar programet e trajnimit.

 

Çfarë ne Oferojmë:

  • Mundësi për rritje profesionale në një kompani të zhvilluar dhe dinamik.
  • Kompensim konkurrues dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë .
  • Mjedis pune fleksibël dhe mundësi për trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm të karrierës.

 

Si të Aplikoni:

Nëse jeni të motivuar dhe plotësoni kërkesat e mësipërme, ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë. Pasi të krijoni një llogari, shkoni te seksioni Pozicionet Vakante, zgjidhni pozicionin për të cilin dëshironi të aplikoni dhe plotësoni formularin përkatës.https://member.acti.al/PozicioneVakante

Afati i fundit për aplikim: 04.07.2025

Faleminderit për interesimin!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë brenda datës 15 Korrik.

Join our community on social media and be the first to hear about new trainings, events, and industry trends.

socials

location

Email

info@cyberfarm.al